Kryeministri Edi Rama u shpreh se çdo inspektor i tatimeve që ka qenë në punë në janar 2021 dhe deri më tani do të merret nën hetim, pasi dyshimet janë se këto të dhëna sensitive kanë dalë nga sistemi i tatimeve.
“Databasa e nxjerrë ngjan shumë me atë të patronazhistëve. Nuk është e eksportuar, është bazë të dhënash e përpunuar copa copa. Nuk janë t gjithë të punësuarit e Shqipërisë, mungojnë 60 mijë. Nuk janë të dhëna të sotme, janë të vjetra. Mundësia e eksportimit dhe punimi me atë është logjik, s’është e marrë në janar se s’do kishte rekorde të vjetra.
Një kujtesë, ky është sistem që u kthye në kauza në 2013 në skandal të madh publik ku pati dhe të arrestuar për fshirjen e TVSH kur u ndërrua pushteti. Janë marrë masa për ta mbyllur këtë rrugë dhe sot është e pamundur të ndërhyhet.
Këtë herë nuk ka për të qeshur, shqetësimi që është krijuar se psh mua m’thanë që rroga ime dhe e fevziut nuk dilte. Këtë herë një pjesë e madhe pagat e të cilëve dihet, por kur vjen te organet e brendshme ky është shqetësim dhe këtë herë hetimi do të jetë i atillë që të jap mesazhin e qartë që nuk kalon dot lehtë. Gjendet s’gjendet është çështje hetimi. Mendoj që çdo inspektor, duhet të merret nën hetim dhe njerëzit që bëjnë kërcënime nga foltoret dhe nxjerrin konkluzione nga mexhialistet mediatike. Falenderoj mediat që kanë komentuar dhe nuk kanë nxjerrë të dhëna.”, u shpreh Rama.



