Anëtarja e këshillit bashkiak Tiranë, Alba Kepi, thotë se emigrantët janë përfshirë në protestë jo vetëm duke ardhur në Shqipëri, ku pjesëmarrja e madhe e tyre fundjavën e kaluar ishte aq e madhe sa bëri jehonë në gjithë mediat ndërkombëtare, por edhe duke protestuar në vendet e tyre.
Ajo deklaroi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se emigrantët janë të përfshirë në protestë dhe në vendet e tyre, përveç ardhjes në Shqipëri.
Emigrantët vijojnë ta bëjnë dhe në sheshe dhe rrugët italiane nga qytetet më të mëdha deri më të vogla, duke u ngritur në protestë.
Kudo ku ka shqiptarë janë organizuar për protesta të tilla. Ka qenë injorim i problemeve që politika shqiptare ka sjellë më shumë se një dekade.
Në Itali faza e parë në media ka qenë ajo e heshtjes, më tej sheshi u mbush, momenti i dytë mori vëmendje ishte investimi i dhëndrit të Trump dhe momenti i tretë për të parë se kjo protestë edhe pse nisi në mbrojtje të mjedisit, ka shkuar më tej, ka kërkuar dhe vijon të denoncojë qeverinë Rama, aferat, skandalet, arrogancën dhe të kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit Rama.
Nëse deri dje kishim flamengot rozë, tani kemi flamujt kuq e zi, ku kërkohet dorëheqja e Kryeministrit. Shpesh protestat në diasporë janë organizuar nga qytetarë të ndryshëm, me ndjenjat e opozitarizmit.
Mendoj se emigrantët do të jenë të pranishëm në protestën e 4 korrikut, por nuk di se si do të organizohen, pasi secili e bën në mënyrë autonome.
\



