Shqipëria dhe Britania marrëveshje mbi ndarjen e të dhënave të ADN-së për forcimin e ligjit

Shqipëria dhe Britania marrëveshje mbi ndarjen e të dhënave të ADN-së për forcimin e ligjit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë vizitës në Britaninë e Madhe pati një takim me homologen, Priti Patel.

Hetimet e krimeve do të lehtësohen edhe më shumë falë një marrëveshjeje të radhës mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, mbi ndarjen e të dhënave të ADN-së për qëllim forcimin e ligjit, mes dy vendeve.

Lajmin mbi marrëveshjen e arritur e ka shpërndarë ministrja britanike, nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Shqipëria është një partner kyç në luftën ndaj disa prej sfidave më të mëdha me të cilat përballemi, që nga emigrimi i jashtëligjshëm deri te krimi i organizuar”, shkruan Patel.

Nga ana e tij, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi thotë se falë besimit dhe përkushtimit të dyanshëm, Shqipëria dhe Britania e Madhe i kanë kapacitetet për ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacionale.

“Luftën kundër krimit të organizuar nuk e bëjmë dot veçmas, prandaj duhet të bashkërendojmë përpjekjet dhe resurset tona në çdo kohë”, shprehet ministri Çuçi.

Temë tjetër e diskutimit ishte edhe emigracioni i paligjshëm, për të cilin ministri Çuçi shprehet se ky problem nuk mund të adresohet pa përmirësuar kushtet e emigracionit të ligjshëm.

“Diskutuam gjithashtu edhe për emigracionin e jashtëligjshëm, i cili kurrsesi nuk mund të adresohet si problem pa përmirësuar kushtet e emigracionit të ligjshëm. Në këtë pikë i kërkova homologes britanike të rishikojë edhe njëherë regjimin e trajtimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, për t’i lehtësuar në raport me mundësi të reja punësimi apo lëvizjet sezonale. Në këtë pikë gjeta mirëkuptimin e saj të plotë duke më shprehur gjithashtu angazhimin për të bërë gjithçka duhet për integrimin e tyre”, thotë më tej ministri Çuçi.

Ministri i Brendshëm vlerësoi gjithashtu mbështetjen britanike për reformimin e Institutit të Policisë Shkencore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy