OSBE thirrje për përmbylljen në kohë të reformës zgjedhore

OSBE thirrje për përmbylljen në kohë të reformës zgjedhore

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri bëri thirrje sot për fillimin dhe përmbylljen në kohë të reformës zgjedhore.

Duke folur në seminarin për financimin e partive politike dhe të fushatave zgjedhore, të organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian, përfaqësuesja e Prezencës së OSBE-së, shefja e zyrës politike Carolina Ramos Da Costa, tha: “Ka mbetur vetëm një muaj e gjysmë deri në fillimin zyrtar të përgatitjeve, mandati i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore skadon më 9 dhjetor dhe procesi i reformës zgjedhore nuk ka nisur ende. E thënë thjesht, nuk ka më kohë për të humbur!”

Ajo përcolli mesazhin e Kryetarit të Prezencës, ambasadorit Bernd Borchardt, që komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore të mblidhet dhe të rifillojë punën, me kapacitet të plotë, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lidhur me çështjen e financimit, Ramos Da Costa tha se, legjislacioni duhet të përpiqet të arrijë një balancë mes nxitjes së kontributeve të moderuara dhe kufizimit të kontributeve tepër të mëdha. Ajo tha se, me gjithë përpjekjet për të përmirësuar kornizën ligjore të financimit të partive politike, mbeten pas zbatimi i legjislacionit si dhe sanksionet dhe masat parandaluese. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nevojë të fuqizohet nga ana ligjore për të monitoruar si duhet financat e partive dhe fushatat zgjedhore, si dhe ka nevojë për kapacitetet financiare e njerëzore për të bërë verifikime të mëtejshme,” tha ajo.

Ramos Da Costa bëri edhe disa sugjerime, si ngritja e platformave për raportimin e shpenzimeve të partive politike dhe rasteve të dyshuara të korrupsionit; vendosja e përgjegjësive të brendshme të qarta në KQZ për mbikëqyrjen e financave të partive; pajisjen e partive politike me një program kompjuterik financiar vetëm për financimet e partive politike; si dhe botimin nga KQZ-ja të çmimeve të referencës për veprimtaritë zgjedhore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy