
Përfundimi i numërimit vijon të ndodh edhe në vende të tjera, ndërsa Partia Socialiste vijon të kryesojë në vendin e parë. Pak më parë, numërimi është mbyllur edhe në Belsh e Prrenjas.
Në Prrenjas, PS fiton me 5315 vota, Partia Demokratike merr 2968, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, 1234 vota.
Në Belsh, qytetarët kanë zgjedhur Partinë Socialiste, me 5552 vota, Partia Demokratike merr 3946 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 145 vota.



