
Flamur Noka nga studio e Të Paaekspozuarit në MCN TV ka komentuar lidhur me protestën e 6 dhjetorit në një ditë kur në Tiranë do të mbahet dhe samiti.
Ai tha se protesta do të bëhet për ti treguar liderëve se kanë në tavolinë një kryeministër që ka bërë gjithçka për të shpopulluar këtë vend dhe se e trajton Shqipërinë si çifligun e vet.
Është ditë e madhe demokracie sepse shqiptarët do protestojnë për ti thënë evropianëve se keni në tavolinë atë njeri që ka bërë gjithçka për të shpopulluar këtë vend. Keni në tavolinë një autokrat që ka mbushur Shqipërinë me kanabis, një autokrat që e ka kthyer Shqipërinë në pikë transiti të drogërave të forta, keni një kryeministër që ka vrarë votën e lirë dhe ka bërë gjithçka për ta asgjësuar atë, një kryeministër i cili korrupsionin e ka ngritur dhe Shqipërinë e trajton si çifligun e tij. Demokratët janë qytetarë të lirë dhe s’mund të protestojnë në një shesh që është mbushur me kioska që shesin qofte, ata do të protestojnë aty ku është e keqja te kryeministria dhe bulevardi që tashmë është kthyer në një simbol i protestave të PD.



