
Shqipëria dhe Maqedonia firmosin memorandum bashkëpunimi kundër terrorizmit. Lajmin e kanë bërë me dije dy ministrat e brendshëm Oliver Spasovski i Maqedonisë dhe Fatmir Xhafaj i shqipërisë. Sipas Ministrit Shqiptar ky memorandum garanton sigurine rajonale.
Por siguria nuk ka qenë tematika e vetme që kanë biseduar dy ministrat. Xhafaj tha se kanë biseduar edhe për çështje që do të lehtësojnë biznesin.
Vizita e Xhafajt në Ohër do të zgjase vetëm një ditë.



