Gazetari Mariglen Kume thotë se në radhët e Partisë Demokratike u krijuan pakënaqësi nga mos respektimi i procesit primareve dhe nga personat që mbetën jashtë listave të kandidatëve.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se ka dy opsione që diskutohen në Partinë Demokratike, ku e para është ndarja mes grupit parlamentar dhe funksioneve në parti.
Kume u ndal edhe te koordinimi i së njëjtës linje politike mes deputetit Ferdinand Xhaferri dhe Ervin Salinajit, për të pasur një rifreskim të funksionarëve të Partisë Demokratike.
Kemi dhe lirimin e zotit Ervin Salianji nga burgu. Nuk ka deklaruar dhe nuk besoj se synon postin e kryetarit të partisë, por synon rifreskimin apo futjen e Partisë Demokratike në një proces analize të thellë, ku përgjegjësit apo ata që konsiderohen humbës duhet të mbajnë përgjegjësi dhe përgjegjësit janë që nga kryetari deri tek drejtuesit.
Ka dy opsione që diskutohen në PD, ndarja mes grupit parlamentar dhe funksioneve, që deputetët që do jenë në parlament, nuk ka pse të kenë poste në parti, ndërsa në parti të bëhen zgjedhje të reja dhe të jepen postet politike.
Kërkohet që të bëhen zgjedhje dhe të vendoset se kush do të jetë në këto poste. Duke qenë se ka një heshtje të deritanishme sa i takon çështjes së zgjedhjeve, janë dhe këto presione publike.
Deputeti i Durrësit Ferdinand Xhaferri ka qenë në një linjë politike me zotin Ervin Salinaji, i shoh si grup dhe si një lëvizje të koordinuar për të patur një lloj rifreskimi të funksionarëve të Partisë Demokratike dhe një rienergjizim.



