Kryeministri Edi Rama ka folur sot në “Top Story” me Sokol Ballën edhe për 1400 kontenierët që përfliten se kanë hyrë në Shqipëri me mbetje radioaktive.
Kreu i qeverisë e ka quajtur të pavërtetë këtë lajm tendencioz sipas tij që kërkon të destabilizojë vendin.
Kryeministri tha se qeveria shqiptare do të hapë gjyq ndaj portalit të huaj që përhapi lajmin. Sipas tij, këto janë lajme të shpifura në Shqipëri për të cilat paguhen mijëra euro që të botohen në mediat e huaja.
Sipas kryeministrit, inteligjenca italiane ka thënë se asnjë kontejner me mbetje radioaktive nuk ka dalë nga Italia për në Shqipëri. “Këto janë shpifje të ulëta të atyre që duan nesër të qeverisin vendin. Të ishte e vërtetë ajo do të kishte rënë Bashkimi Europian. Nuk ka mundësi që ato mbetje të futen në Shqipëri, pasi edhe nëse janë futur nuk kanë mundësi mos të zbulohen pasi janë auotkolon”, tha Rama.
Kreu i qeverisë foli edhe për ata gazetarë që nga çadra e opozitës kanë hedhur akuza të ndryshme duke mos ivestiguar dhe mos u interesuar fare po vetëm hedhur balt mbi qeveri.



