Gjykata Speciale vazhdon paraburgimin për Thaçin e Veselin

Gjykata Speciale vazhdon paraburgimin për Thaçin e Veselin

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) kanë vazhduar masën e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Specialja ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të Thaçit dhe Veselit dhe ka udhëzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të paraqesin parashtresat për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të tyre jo më vonë se 28 korrik 2023. Ndryshe, në fund të majit ZPS kishte dorëzuar para Gjykatës Speciale parashtresat për shqyrtimin periodik të paraburgimitpër Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Në vendimin e Specialet thuhet se trupit gjykues thekson se gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se, në bazë të nenit 39(2), ekziston dyshimi i bazuar se Thaçi dhe Veseli janë penalisht përgjegjës për një sërë krimesh kundër njerëzimit (përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë) dhe krime lufte (ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje) sipas neneve 13, 14(1)(c) dhe 16(1)(a). Tutje në arsyetim të vendimit thuhet se Zyra e Prokurorit të Specializuar pohon se njohuritë dhe të kuptuarit e Thaçit dhe Veselit për akuzat dhe provat kundër tyre janë rritur në bazë të zbulimeve të fundit dhe fillimit të gjykimit. Andaj, sipas tyre, kombinimi i njohurive të Thaçit dhe Veselit lidhur me rastin kundër tyre dhe mundësia reale e një dënimi për një kohë të gjatë, duke u bazuar edhe në dënimin me 26 vite burgim të Salih Mustafës, ngrit rrezikun dhe rrit motivin e Thaçit dhe Veselit për të ikur. Lidhur me këtë, në vendim thuhet se paneli ka shqyrtuar argumentet e ZPS-së, në dritën e fazës aktuale të procedurës, duke ripohuar se nuk gjen ndonjë faktor shtesë mjaftueshëm bindës për të ndryshuar konstatimin e tij të mëparshëm në lidhje me rrezikun e arratisjes. Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me vrasje, tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën 1998–1999.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy