Bruksel, Hasani: Kemi nevojë për më shumë akses në organet e BE

Bruksel, Hasani: Kemi nevojë për më shumë akses në organet e BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Bruksel, ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Hasani konfirmoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian, teksa nënvizoi se qeveria shqiptare po bën çmos për të përmbushur objektivat e vendosura nga BE.

Raporti i javës së kaluar nga KE konfirmon angazhimin e BE ndaj rajonit. Nëse BE forcon rolin e saj global në promovimin e sundimit të ligjit, suksesi i saj në rajonin tonë është vendimtar.

Ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë një partner në tavolinë, për të diskutuar sfidat e përbashkëta të sigurisë. Kemi nevojë për më shumë akses në organet e BE, për të përballuar kërcënimet e sigurisë.

Në margjinat e takimit të Ministrave të BE dhe Ballkanit Perëndimor, Ministri Hasani zhvilloi takime me Ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares dhe Komisionerin e BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy