EU4Municipalities II/ Rama: Anëtarësimi në BE është bekim, por edhe sfidë

EU4Municipalities II/ Rama: Anëtarësimi në BE është bekim, por edhe sfidë

Ka nisur zyrtarisht programi strategjik “EU4Municipalities II”, një nismë që synon forcimin e pushtetit vendor dhe përgatitjen e bashkive shqiptare për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. 

 

Programi do të mbështesë njësitë vendore përmes investimeve konkrete, rritjes së kapaciteteve administrative dhe modernizimit të shërbimeve për qytetarët.

 

Gjatë ceremonisë së prezantimit, kryeministri Edi Rama e cilësoi integrimin europian si një proces që sjell përfitime të mëdha, por edhe sfida të rëndësishme për qeverisjen vendore.

 

Bashkimi Europian dhe anëtarësimi në familjen europiane janë një bekim për Shqipërinë, por nga ana tjetër janë dhe një sfidë e madhe posaçërisht në nivelin vendor.

 

Sipas tij, një nga sfidat kryesore mbetet aftësia e bashkive për të përthithur fondet dhe mbështetjen europiane, përmes rritjes së njohurive dhe kapaciteteve profesionale.

 

Një sfidë e konsiderueshme për vendet anëtare është që të kenë aftësinë të thithin mbështetjen e Bashkimit Europian përmes dijes se si ta bëjnë këtë dhe në këtë pikë, ky program është kyç.

 

Rama theksoi se programi nuk duhet parë vetëm si një instrument financiar, por si një mundësi për të krijuar eksperiencë dhe për të fuqizuar administratën vendore.

 

Nuk janë thjesht 11 milionë eurot e para si shumë, por është i gjithë instrumenti dhe mënyra se si është ndërtuar, që duhet t’i bëjë të gjitha bashkitë plotësisht të angazhuara.

 

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ndaloi veçanërisht te digjitalizimi, të cilin e konsideroi hallkën më të dobët të pushtetit vendor.

 

Kemi një komponent shumë të dobët në qeverisjen vendore dhe ky është digjitalizimi. Kemi diferencë të papranueshme mes peshës së tij në nivel qendror dhe në nivel lokal.


Në fund, ai u bëri thirrje drejtuesve të bashkive që ta shohin programin si një mundësi strategjike për të rritur kapitalin njerëzor dhe për të përmirësuar standardet e qeverisjes vendore në prag të integrimit europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy