Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritan Hoti në një lidhje skypeme MCN Tv ka diskutuar lidhur me rëndësinë e Konferencës në Mynih ku u shpreh se shqetësuese mbetet siguria ndërkombëtare.
Ai tha se ofensiva ruse kërcënon sigurinë ndërkombëtare dhe se moslejimi i Rusisë si pjesëmarrëse në këtë konferencë është një dënim simbolik përtë. Sipas tij Spikati fjalimi i Zelenskyt në vigjilje të sulmit rus, ajo që spikati fjalimi i presidentit të Ukrainës, me pikëpamje biblike ku kërkoi dorëzimin sa më shpjet të armëve nga perëndimi.
Konferenca në Mynih e para është forumi më i madh jo formal, dmth që lidhet me diskutimet që kanë të bëjnë me sigurinë e diplomacisë. Problemi madhor pasi është cila do të jetë e ardhmja e sistemit kombëtar në dritën e ofensivës së sulmeve ruse në Ukrainë. Forma, trajta dhe tendencat e reja të sistemit ndërkombëtar. E përjashtuar është Rusia dhe janë të ftuar 90 ministra anembanë botës. Spikati fjalimi i Zelenskyt në vigjilje të sulmit rus, ishte me pikëpamje biblike dhe kërkoi dorëzimin sa më shpjet të armëve nga perëndimi. Rusia është dënuar më shumë sa i përket furnizimit me armë nga perëndimi për Ukrainën. Mungesa e saj në këtë konferencë është më shumë një dënim simbolik për të. Arritjet e teknologjisë tashmë do përdoren me piketa ose me vektorët e skemave të politikës së jashtme dhe ky është një produkt i drejtpërdrejtë i Rusisë në Ukrainë.
Ndërsa i pyetur nëse Rama do ta shfrytëzojë këtë konferencë për të takuar sa më shumë lider të vendeve të rëndësishme pas skandalit McGonigal, Hoti tha se nuk mund ta përdorë si mbrojtje sepse kompleksiteti i çështjes nuk është aspak i lehtë, por sipas tij një labirint.
E ardhmja e Ramës do varet nga dinamika e hetimit të çështjes McGonigal nga drejtësia amerikane. Ato takime mund të jenë dhe formale, por do të jetë drejtësia amerikane ajo që do zbardhë gjithçka.



