Rama: Matu mirë kur flet për hajdutëri. Basha: Bëhu burrë dhe voto vettingun e politikanëve

Rama: Matu mirë kur flet për hajdutëri. Basha: Bëhu burrë dhe voto vettingun e politikanëve

Kryetari i qeverisë Rama iu përgjigj ashpër akuzave të kryetarit të PD-së për vjedhje me fondet e rindërtimit. Ai tha se Basha duhet të matet mirë kur flet për hajdutëri, apo leje ndërtimi që jepen në zyrat e bashkisë.

Po sikur fondet e vëna në dispozicion për ndërtimin e  shkollave nga BE në raport me atë të vëna na dispozicion nga qeveria të rezultojnë më të larta, çfarë duhet të bëjmë me të gjithë këtë çarçaf që sapo u var këtu në sallën e Kuvendit. Mua fondet e BE më pëlqejnë shumë dhe i jam shumë mirënjohës partnerëve tanë që na ndihmojnë, që nga Brukseli deri në Abu Dabu, e deri në Ankara. Por po të them se në aspektin e nikoqirllëkut për fondet i jam shumë mirënjohës atyre që kanë punuar me këtë projekt sepse kanë bërë të mundur që ne të bëjmë më shumë me më pak. Po kështu edhe për apartamentet. Matu mirë kur flet për hajdutëri. Mate mirë gjuhën kur flet për hajdut, apo leje ndërtimi që jepen në zyrat e bashkisë. Matu mirë dhe bëhu burrë.

Nga ana e tij në shenjë replike, Basha në seancën e sotme parlamentare sulmoi për herë të parë Ilir Metën, ndërsa ju drejtua Ramës se edhe nëse e ka marrë malli për Berishën përballë do të ketë vetëm atë. Ndër të tjera ai foli dhe për vetingun e politikanëve ku tha se ky proces mos të nis nga plaku, duke shigjetuar në një farë mënyrë ish-kryeministrit Sali Berisha, por nga ai dhe më pas Rama.

E ke hallin te PD, ke hall ti sa demokratë mbledh unë? Të ka marrë malli ty? Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Shko edhe ti në foltore, bëj “Foltoren” tënde dhe bëni trekëndëshin Bermudës. Unë jam këtu për hallet e shqiptarëve, jo të Sali Berishës, Ilir Metës dhe tuat dhe as atyre që u rrinë nga pas ju. Dil të paktën hapur mos u fshih. A do ta plotësojnë demokratët dëshiron të kthehen pas? Jo, mua do të më kesh përballë, jo Sali Berishën, mua që të munda në 2011. 

Meqë pretendon se nuk i njeh banditët me të cilët bëre masakrën zgjedhore, meqë pretendon se nuk ke pasuri të paligjshme, meqë pretendon të kundërtën  ‘mendohu mirë’. E di ç’ke; bëhu burrë dhe votojë vettingun e politikanëve. T’i marrim me radhë. Ndryshe nga të tjerat, mos ta fillojmë nga plaku, e nisim nga mua dhe pastaj i dyti bëje ti. Nga i pari te i fundit në këtë sallë. E ke fare të thjeshtë, do t’i japësh fund këtij monologu që bën këtu ku ka shteruar mundësia që të thuash të njëjtat gjëra; voto vettingun.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy