Haxhinasto: Meta ka edhe mbështetjen e socialistëve. Faik Basha u largua se donte mandat me patjetër

Haxhinasto: Meta ka edhe mbështetjen e socialistëve. Faik Basha u largua se donte mandat me patjetër

Kreu i komitetit drejtues kombëtar të Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, tha në MCN Live se Ilir Meta ka edhe mbështetjen e socialistëve në zgjedhjet e 11 majit.

Haxhinasto tha se largimi i Faik Bashës s’do ketë asnjë kosto për PL-në, duke theksuar sei ai ka dashur një pozicion më të favorshëm në listë. 

Drupal Ad

Shumë socialistë të ndershëm shohin te Meta njeriun luftarak. Ai do marrë mbështetje edhe të socialistëve. Kam marrë shumë telefonata nga socialist 24 karat që më kanë thënë që votat tona janë për Metën. Te njësia 5. S’është asnjë problem Faik Basha.

Ata persona kërkojnë të hyjnë në listë dhe nëse s’janë në atë listë, në pozicionin që duan, largohen dhe bëjnë deklarata të tilla s’kanë vlerë për partinë, sepse në parti solidariteti është në nivelin më të lartë. S’është i vetmi, mund të ketë edhe një tjetër. Asnjë votë s’ka ikur në Kamëz. Edhe në takim atje, ata njerëz na kanë shprehur solidaritet për PL-në. Dalja e Metës në listën e hapur ka qenë një katalizator, që në fillim s’e kuptuam.

Është fakt publik që ne si Kryesi i çuam letër, që Meta të ishte i dyti në Tiranë pas doktor Berishës. Ai na sfidoi, tha thellohuni, unë s’dua asnjë mandat të tillë, dua mbështetjen e qytetarëve të lirë. Të gjitha kauzat e Metës janë në programin e Shqipërisë Madhështore dhe po gjejnë mbështetje të jashtëzakonshme, në Tiranë dhe qarqet e tjera”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy