Akuza për krim zgjedhor dhe korrupsion aktiv/ Këlliçi depoziton në SPAK audio-përgjimin për Gentian Myrton

Akuza për krim zgjedhor dhe korrupsion aktiv/ Këlliçi depoziton në SPAK audio-përgjimin për Gentian Myrton

Kandidati i PD për Tiranën Belind Këlliçi dorëzoi sot në SPAK kallëzimin penal kundër kryetarit të Njësisë Administrative të Vaqarrit Gentian Myrto, për krim zgjedhor, korrupsion aktiv dhe pasiv zgjedhor.

Ai bën të ditur se ka dorëzuar një USB që brenda ka një audio-përgjim për Gentian Myrton.

Belind Këlliçi i ka kërkuar SPAK të kryejë detyrën e saj, të zbatojë ligjit dhe të hetojë plotësisht ngjarjen.

‘Në zbatim të nenit si person në dijeni, kam zbatuar lidhin dhe kam dorëzuar kallëzimin penal për hetimin e kësaj çështje. Kallëzimi ka të bëjë me krim zgjedhor, me korrupsion aktiv dhe pasiv. I kërkoj SPAK të kryejë detyrën dhe të hetojë ngjarjen. Në këtë vend ka ardhur momenti që të marrë fund pandëshkueshmëria. Në zonën e Vaqarrit, banorët ankohen se u është vjedhur prona dhe askush nuk ka marrë masa. SPAK të zbardh ngjarjen. Kam dorëzuar fakte, flitet për një pazar nga ana e kryetarit të njësisë administrative në lidhje me lehtësimin e procedurave për blerjen e një prone. Kërkohen para dhe rryshfet. Pak më vonë do të nxjerrë edhe diçka tjetër në lidhje me ngjarjen.Gentian Myrto po grabit pronat e banorëve. Kam depozituar një USB me një material që më është dorëzuar nga një qytetar është një audio-përgjim. Qytetarëve u kërkohen mijëra euro.’- është shprehur ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy