Selami i drejtohet demokratëve: Lajmi mirë, po i afrohemi fitores

Selami i drejtohet demokratëve: Lajmi mirë, po i afrohemi fitores

Kandidati për kreun e PD Eduard Selami i drejtohet të gjithë demokratëve tre ditë para zgjedhje për kryetarin e ri.

Me anë të mesazhi në rrjetin social "Facebook", seliami thekson se as një fushate të gjatë rreth 1 muaj, përjetova me shumë dashamirësi çdo moment ku pata mundësinë t’ju takoja, të shprehja pikëpamjet e mia dhe të dëgjoja atë që ju kishit për të thënë.

Selami shprehet se ringritja e Partisë Demkoratike do të ndodhë me shpejtësi mbi bazën e vlerave demkoratike dhe perëndimore.

Statusi i plotë

Të dashur miq,

Dua të ndaj me ju lajmin e mirë se po i afrohemi fitores. Pas një fushate të gjatë rreth 1 muaj, përjetova me shumë dashamirësi çdo moment ku pata mundësinë t’ju takoja, të shprehja pikëpamjet e mia dhe të dëgjoja atë që ju kishit për të thënë.

Falë mbështetjes së shumtë që më keni dhënë këto javë, falë përkrahjes së vizionit tim gjatë ditëve të fundit, tani ne besojmë se ringritja e Partisë Demkoratike do të ndodhë me shpejtësi mbi bazën e vlerave demkoratike dhe perëndimore.

Kjo do të jetë një fitore e bashkimit të gjithë demokratëve. Kjo fitore do të ngjallë shpresën e çdo demokrati dhe shqiptari se njësoj si për PD, më e mira do të vijë edhe për Shqipërinë. Së bashku do të afrojmë PD tek vlerat e saj ideologjike, do të përfaqësojmë shtresat e djathta. Kjo do të jetë një fitore e çdo demokrati që do të jetë një zë i fuqishëm për vendimmarrjen brenda Partisë Demkoratike.

Të shtunën më 22 korrik, të gjithë demokratët do të vendosin për modernizimin e partisë së tyre dhe bashkë me të, edhe për modernizimin e Shqipërisë. Unë jam besimplotë se së bashku me ju, do të arrijmë të hapim një faqe të re për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë.

Faleminderit

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy