Nga studio e MCN Live analisti Shpëtim Nazarko duke komentuar për seancën maratonë u shpreh se duke ndjekur lëndën historike vetë parlamenti ishte i sinqertë në ngjarjet.
Ndërsa lidhur me deklaratën e Fatmir Xhafaj se opozita dhe jo vetëm me të drejtë ka kërkuar transparencë për një çështje të tillë dhe se ata janë në të drejtën e tyre me këtë kërkesë, Nazarko tha se duke qenë dhe arkitekt i reformës në drejtësi, ndjehet në njëfarë mënyre dhe përgjegjës i gjithë kësaj.
Xhafaj është një nga arkitektët e reformës së drejtësisë në Shqipëri, ishte arkitekti i palës shqiptare dhe ai pati marrëdhënie jo vetëm i rretheve tona, por dhe me ndërkombëtarët dhe kështu që mban një përgjegjësi për këtë dhe si shumë të tjerë ka qejf të mbajë gjallë emrin e vet. Mendoj se Xhafaj duke qenë nga senatorët e vjetër të PS, bashkë me Majkon kanë njëfarë koshience politike.
Këta nuk kanë klubin e partive, që shikojnë ngjarjen, kafja e partisë sepse imagjino, Ruçin, Doklen dhe të tjerët të kenë një kafe ku të mblidhen dhe të shohin ngjarjet dhe më pas ti japin mendjen partisë. Por një pjesë e tyre të vjetrit, kanë njëfarë ngasje sepse të gjithë përfundojnë pastaj në pension dhe i sheh pastaj të vetmuar, zhduken plotësisht.



