Mbështetje shqiptarëve në Luginën e Preshevës/ Hapet zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë

Mbështetje shqiptarëve në Luginën e Preshevës/ Hapet zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në takim deputetin e Komunës së Medvegjës, Muharrem Salihun dhe përfaqësuesin e klubit Trojet, Gani Sylan.

Në takim u diskutua hollësisht mbi gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Komunën e Medvegjës si rrjedhojë e procesit të fshirjes së adresave.

“Përderisa kjo po dëmton faktorin shqiptar atje, u pajtuam plotësisht për rëndësinë e një qasje të bashkërenduar të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë në mbështetje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë”, u shpreh Cakaj.

Gjithashtu, Cakaj njoftoi për mbështetjen financiare dhe politike të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, për çeljen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, si një instrument shtesë për t’iu dhënë zë shqetësimeve e mbështetje konkrete shqiptarëve të Medvegjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy