
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan se kryeministri Edi Rama ka krijuar një grup të posaçëm për të mbrojtur sipas tij, familjen "kriminale" Xhafaj.
Në një postim në rrjetin social "Twitter" kreu demokrat deklaron se kryeministri ka falsifikuar prova e dëshmitarë dhe sulmuar këdo që rrezikon kriminelët.
"Grupi i posaçëm që ka krijuar Edi Rama, për të mbrojtur familjen kriminale Xhafaj, duke falsifikuar prova e dëshmitarë dhe sulmuar këdo që rrezikon kriminelët", shkruan Basha.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama i cili i është përgjigjur kreu të PD, Lulzim Bashës, pasi ky i fundit e akuzoi se kishte ngritur një grup të posaçëm për të mbrojtur Xhafën.
Rama në një postim në rrjetin social "Twitter" shkruan, se dhe kur e futët në rrugën e burgut me filmin, edhe kur i thatë jepi, shpif për Taulantin që të shpëtosh nga burgu!
Kreu i qeverisë ka ironizuar kryetarin e opozitës duke e quajtur artist dhe duke e pyetur si i bëhet të vërtetës, sipas tij të vërtetës që s’ka mbushës e analist kazani që e mbulon dot.
"Po Artist po, këtë aktorin mund ta gënjenit dy herë, edhe kur e futët në rrugën e burgut me filmin, edhe kur i thatë jepi,shpif për Taulantin që të shpëtosh nga burgu! Po si i bëhet të vërtetës o Artist, të vërtetës që s’ka mbushës e analist kazani që e mbulon dot? E di, në hall je", shkruan Rama.




