Zgjedhjet e 25 prillit/ Ursula Gacek e OSBE-së takohet me kryeministrin Rama

Zgjedhjet e 25 prillit/ Ursula Gacek e OSBE-së takohet me kryeministrin Rama

Pas përfundimit të misionit të tyre zgjedhor, sot kryetarja e OSBE-së Ursula Gacek po zhvillon një takim me kryeministrin Rama, që është njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste. Takimi po mbahet në ambientet e selisë socialiste. 

Kujtojmë se ky është takimi i dytë që kryeministri Rama mban me Gacek pas atij të 11 prillit.

Në raportin paraprak të misionit, fill pas zgjedhjeve parlamentare kryetarja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR në Tiranë, Ursula Gacek, deklaroi se këto zgjedhje treguan se besimi te procesi zgjedhor po vazhdon të rivendoset. Gacek theksoi faktin se vlerësimi përfundimtar do të jetë i bazuar në prova, të paanshme dhe i detajuar.

Gjatë ditës së djeshme, Gacek u takua me kryedemokratin Basha në selinë blu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy