Çuçi vizitë në Athinë: Bashkëpunim kufitar mes dy vendeve në luftën kundër krimit

Çuçi vizitë në Athinë: Bashkëpunim kufitar mes dy vendeve në luftën kundër krimit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi një vizitë dy ditore në Athinë ku pati takime me 3 ministra të kabinetit qeveritar që mbulojnë emigracionin, çështjet e brendshme, qeverisjen lokale dhe policinë.

Për sa i përket çështjeve të policisë, Çuçi shprehet se biseduan për intensifikim të bashkëpunimit policor dhe operacione të përbashkëta që adresojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Ai tha se niveli i besimit mes dy palëve kur vjen puna te bashkëpunimi policor është në nivelet më të larta.

Nga ministri për Migracionin dhe Azilin mora premtimin se komuniteti shqiptar në Greqi do të marrë një trajtim të veçantë për sa i përket lejeve të qëndrimi dhe në përgjithësi të gjithë trajtimit në zyrat e emigracionit këtu në Greqi. Vendosëm një komunikim direkt për çdo shqetësim të shqiptarëve nëpërmjet ambasadores tonë në Athinë.

Me Ministrin e Brendshëm biseduam për sfidat e përbashkëta që kemi në lidhje me funksionimin e bashkive apo qeverisjes vendore në secilën nga vendet tona. Gjithashtu ramë dakord që strukturat përkatëse të ministrive bashkë me strukturat e bashkive kufitare me Greqinë të bashkëpunojnë për të përfituar nga programet e financuara nga BE.

Ndërkohë që Ministri i Brendshëm i Shqipërisë pati gjithashtu edhe një takim me kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakoyannis, i cili tregoi ndër të tjera edhe përpjekjet që po bën për hapjen e një qendre kulturore shqiptare në kryeqytetin grek.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy