Berisha, biznesit të vogël: Qeveria po i’u grabit! Paketën fiskale do e hartoni ju

Berisha, biznesit të vogël: Qeveria po i’u grabit! Paketën fiskale do e hartoni ju

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, shprehu keqardhje për atë që e quajti represion për inciativën e tyre nga regjimi qeverisës.

Ai e akuzoi qeverinë me “tipar kardinal” vjedhjen dhe vetëm vjedhjen dhe se hajduti nuk ka as profesion dhe as moral, por është vetëm hajdut dhe mendon se si të plaçkis tjetrin.

Po të analizoni këtë qeveri, të gjithë veprimtarinë e saj ndaj jush, është e tëra se si t’u intimidojë njëlloj si hajduti që futet natën në shtëpinë dhe ta zbraz shtëpinë dhe këta me praktika nga më antiligjore, antikushtetueset janë vërsulur si lukuni mbi ju, duke bërtitur me propagandën e tyre se jemi të vetmit në Europë që nuk tatojmë biznesin e vogël, me pacipësi absolute se jemi këta, jemi ata paçka se ju vënë në krye një Sude apo Xhaferr siç ishte drejtori i Tatimeve që ndërtonte piramida me paratë tuaja dhe njerëz të cilët, zyrtarë të cilët, pavarësisht nëse kanë shkolla apo jo, kanë studiuar për financa apo ekonomi, në të gjithë praktikat e tyre nuk mendojnë gjë tjetër, vetëm si t’iu grabisin ju, biznesin e vogël, për të cilët ju jeni njerëz anonimë. Ata janë një me oligarkët dhe gjithë interesat e tyre bien mbi ju.

Berisha premtoi klimë miqësore për biznesin, duke thënë se programin e qeverisë së ardhshme, do hartohet bashkë me ta.

Paketën fiskale të biznesit të vogël do ta hartoni ju, më të favorshmen për ju, sepse ky nuk është vetëm interesi juaj por i vendit.

Sipas tij, biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit.

Lidhur me zjarret në Sazan, Berisha deklaroi se kreu i qeverisë bredh me avionë në dispozicion.

Çdo udhëtim i tij shkon 150 mijë euro minimumi, por një avion kanader nuk e marrim ne dot verës, ta mbajmë këtu për zjarret. Këtu gjithçka është bërë shtetërore, qeveritare e një njeriu, e një partie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy