Kur ka ngelur vetëm 2 orë e gjysmë kohë nga mbyllja e qendrave të votimit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’u bërë sërish thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në votime për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.
Me anë të një statusi në faqen e tij në rrjetin social ‘Facebook’, kreu i qeverisë fton qytetarët vlonjatë të votojnë, qark në të cilin ai garon për deputet, ndërsa renditet i gjashti në listë.
“VlonjatëVotoni, LebërVotoni, MyzeqarëVotoni,HimariotëVotoni,ÇamëVotoni,MinoritarëVotoni,gjithë zgjedhësit e qarkut VLORE dilni VOTONI”, citohet në mesazhin e Ramës.



