Kello: PD shtyn protestën para bashkisë, përgatitje për 7 tetorin (VIDEO)

Kello: PD shtyn protestën para bashkisë, përgatitje për 7 tetorin (VIDEO)

Gazetari Andon Kello tha në MCN Live që PD ka shtyrë protestën e nesërme para Bashkisë së Tiranës për t’u përgatitur për protestën e 7 tetorit.

Po ashtu Kello bën me dije që deputetët e PD s’do ta njohin masën e Sekretariatit të Etikës dhe do të jenë të gjithë në Kuvend.

"Nga burime nga PD, ditën e nesërme të gjithë deputetët e PD, pavarësisht vendimit të Sekretariatit të Etikës nëse do të përjashtohen apo jo nuk do ta njohin vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtime apo masa administrative, por do të jenë të gjithë në Kuvend. Këtu unë kujtoj se sipas të gjitha gjasave presim rikthimin e atij aksioni opozitar që e pamë nga tetori i kaluar në mars, ku kishim ato përplasje me Gardën e Republikës, në derën e Parlamentit apo në dyert e kryesive të Kuvendit", raporton Kello.

Grupi parlamentar i PD ka kallëzuar në SPAK 73 deputetët e PS që votuan kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy