Berisha: Krimi i organizuar i lidhur me pushtetet e korruptuara. Vuçiç kërcënon Kosovën, mban konfliktin pezull

Berisha: Krimi i organizuar i lidhur me pushtetet e korruptuara. Vuçiç kërcënon Kosovën, mban konfliktin pezull

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi në Forumin e IX-të Global në Azerbajxhan se rajoni ka bërë progres të madh në procesin e integrimit, por sa i përket sigurisë, është shumë larg pozicionit ku duhet të ishte.

Sipas Berishës arsyeja kryesore janë plagët e pashëruara të konflikteve të fundit dhe fantazma e ultranacionalizmit që mban pezull konfliktet.

Më tej ai shtoi se ka një ndikim të fortë rus në rajon ndërsa së treti theksoi se krimi i organizuar është i lidhur me pushtetet autokratike të korruptuara.

Këndvështrimet e mia janë të ndryshme, sepse i tillë jam, opozitar, pavarësisht progresit të madh që ka bërë rajoni në procesin e integrimit, ende për sa i përket sigurisë do të thosha se është shumë larg pozicionit ku duhet të ishte.

Arsyeja kryesore ose disa arsye janë plagët e pashëruara të konflikteve të fundit dhe fantazma e ultranacionalizmit të pranishme të cilat e mbajnë pezull konfliktin.

Së dyti një ndikim i fortë rus në rajon, së treti krimi i organizuar në nivelet më të larta në lidhje me pushtete autokratike në korrupsion.

Berisha deklaroi në vijim se Aleksandër Vuçiç po e mban pezull konfliktin që ka me Kosovën, ndërsa kujtoi zotimin e Presidentit serb në parlament pak ditë më parë.

Teksa kujtoi vizitën e Vuçiç në veri të Kosovës para tre vitesh, Berisha theksoi se ky i fundit e tha haptas se Serbia do të zgjerohet e do bëhet më e madhe.

Sipas Berishës, Serbia nuk kërcënohet nga askush ndërsa për furnizimet me armë kineze e ruse, kreu i PD e sheh si shqetësim të madh.

Tre vite më parë, Vuçiç vizitoi veriun e Kosovës, tre ditë në çdo takim u shpreh haptas se Serbia do zgjerohet dhe do bëhet më e madhe.

Millosheviç ishte lider i madh por kreu disa gabime, po ky president u betua para dy javësh para parlamentit duke u zotuar se do të mbronte sovranitetin e Serbisë përfshirë Kosovën.

Kjo do të thotë që konflikti të mbahet pezull, nëse qëndron kështu e mban konfliktin të vazhduar. Por nëse atje shkojnë armë ruse dhe kineze, në atë kohë që Serbia kërcënohet nga askushi, askush nuk e kërcënon Serbinë sot, jam tërësisht i bindur, mendoj se kjo që po ndodh është shqetësuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy