Gjykata Kushtetuese vendosi të lërë në fuqi Bordin e karburanteve, ndryshe nga vendimi i mëparshëm kur e cilësoi antikushtetues Bordin e Transparencës për çmimet e ushqimeve.
Deputetët demokratë të cilët bënë padinë në Kushtetuese e kanë cilësuar të paplotë dhe të pandershëm këtë vendim të gjykatës. Ndërsa qytetarët ankohen për çmimet e larta të karburanteve.



