Deromemaj: Nëse Berisha rizgjidhet në krye të PD, Yuri Kim e detyruar t’i përshtatet vullnetit të anëtarësisë

Deromemaj: Nëse Berisha rizgjidhet në krye të PD, Yuri Kim e detyruar t’i përshtatet vullnetit të anëtarësisë

Kreu i PD dega Vlorë Genc Deromemaj deklaroi se pasi Yuri Kim bëri fushatë pro Bashës mori një përgjigje nga anëtarësia e demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit.

Duke folur në MCN Live ai u shpreh se nëse Berisha rizgjidhet në krye të PD, atëherë përfaqësuesja e SHBA-ve në Shqipëri është e detyruar t’i përshtatet vullnetit të anëtarësisë së demokratëve.

Kemi grupime të ndryshme të menduari brenda PD-së. Pyetjes nëse do të garojë apo jo z.Berisha, ai e ka shprehur vullnetin dhe dëshirën e vet. Nëse do jetë ai që do drejtojë PD-në, këtë s’mund ta them tani, pasi do të jetë vota e lirë e anëtarëve që vendos. Nëse rizgjidhet është e drejtë e tyre dhe të gjithë janë të detyruar të ndjekin lidershipin e ri. Nuk do thosha s’e kemi një betejë me SHBA-të. Nëse rizgjidhet Berisha edhe ato zëra të çuditshme të përfaqësues së SHBA-ve në Shqipëri do jenë të detyruara t’i përshtaten vullnetit të ri të anëtarësisë. Ajo guxoi të bënte fushatë për Bashën dhe përgjigjen e mori. I dha një mësim të mirë politikës shqiptare dhe në veçanti diplomacive të ndryshme që duan të diktojnë në mënyrë brutale".

I pyetur se si do të veprohet nëse Basha nuk jep dorëheqjen nga kreu i PD, Deromemaj tha:

Është i shkarkuar, nuk është në vullnetin e tij. Basha mund të tentojë që me ndihmën e Ramës ta mbajë atë zyrë të uzurpuar, por do të duhet që një ditë të kryejë aktivitetin politik dhe do përballet me një të vërtetë që do t’ia vënë më në dukje njerëzit me të cilët do përballet. Por dyshoj se do ketë më aktivitet z.Basha"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy