Berisha: Rama mori ultimatum nga Veliaj, prandaj firmosi lejen e azilit të tij politik 

Berisha: Rama mori ultimatum nga Veliaj, prandaj firmosi lejen e azilit të tij politik 

Kreu i PD Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama firmosi “de facto” lejen e azilit politik për Erion Veliajn, me deklaratat e bëra dje.

Sipas Berishës, thuhet se ndryshimi 180 gradë i Ramës në qëndrim erdhi pasi ai mori një ultimatum nga Erion Veliaj, në të cilin i thotë se, ato që bërë ndaj meje do ti kesh të gjitha në kurriz. 

Drupal Ad

Edi Rama i bëri dje Erion Veliajt dhuratën më të pazakontë për Vitin e Ri 2025. Ai defakto me deklaratën e tij se, Erion Veliajn po e linçojnë në vendin ku ai është kryeministër, i firmosi lejen e azilit politik, pothuajse në çdo vend që ai ta kërkojë, pasi linçimi është një akt i dënueshëm dhe meriton mbrojtje kudo që kërkohet.  Pardje Edi Rama deklaroi se, Erion Veliaj po hetohet si gjithë të tjerët dhe çdo njeri mund të hetohet, dhe çdo i hetueshëm nuk është i fajshëm. Dje ndërroi 180 gradë. Thuhet se Rama mori një ultimatum nga Erion Veliaj, në të cilin i thotë se, ato që bërë ndaj meje do ti kesh të gjitha në kurriz, por jo vetëm, por së bashku me Lindën dhe familjen.  Ky kërcënim detyroi Ramën të bëjë një kthesë prej 180 gradësh dhe të firmosë lejen e azilit politik për njeriun me të cilin ka vjedhur së bashku, qindra e qindra milionë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy