
Gazetari Andi Bushati gjatë analizës së tij në emision "Të Paekspozuarit" në MCN TV, akuzoi Sali Berishen, se ky i fundit nuk dinte ose ja fshihte partisë, gabimet dhe dëmet që sipas tij i bënte Lulzim Basha, ose nuk i tregonte për interesa të tjera.
Bushati tha se për tetë vjet ai e mbrojti dhe nuk foli, teksa pas 9 shtatorit, e shndërroi në një djall.
Kam qenë kundër Bashës, se nuk ka qenë për atë detyre, por pyetja që shtroj unë, se nëse Berisha, paska një listë dështimesh të Bashës, a jep garanci se mund të drejtoj këtë parti, duke ju mos besuar,
Ti për 8 vjet, nuk dite asgjë për Bashën, dhe pastaj befas për gjashtë muaj e bëtë një djall, ose e bërë që je i paaftë për të dalluar bashkëpunëtorin tuaj, ose e bëtë në kurriz të demokratëve dhe për interesat tuaj e toleruat, dhe pas 9 shtatorit dolën gjithë këto fakte, ose e keni ditur dhe ja fshehët partisë tuaj, këtë nuk e beson më askush.



