Sekuestro pasurisë së Artan Gaçit/ Xhaçka: Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat

Sekuestro pasurisë së Artan Gaçit/ Xhaçka: Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat

Ish- ministrja Olta Xhaçka ka reaguar pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e pronës së bashkëshortit të saj, Artan Gaçi.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Xhaçka shkruan se bashkëshorti i saj nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e një pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë.

Po ashtu Xhaçka shkruan se një kusar me damkë dhe shpifës si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë  moral askujt.

Një kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral.

Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e një pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë.

SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund!", shkruan Xhaçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy