
Puna e një patronazhisti nuk mbaron ditën e votimit. Përtej mbledhjes së informacionit dhe monitorimit të orientimit politik të çdo votuesi, funksioni i një patronazhisti vijon edhe gjatë ditës së votimit.
Një udhëzim i brendshëm i PS sqaron hap pas hapi detyrën që ka një patronazhist gjatë procesit të votimit.
Udhëzimi parashikon ndarjen në dy grupe të patronazhistëve: ata që kanë njohuri teknike dhe përdorin aplikacionin dhe të tjerët që mbajnë shënime dhe raportojnë në mënyrën tradicionale në PS.
Të dhënat që mbledhin të dy palët gjatë procesit të votimit i kalohen një instance më të lartë, që njihet si i deleguari. Ky i fundit mbikëqyr numrin e votuesve në do kohë, përqindjen e pjesëmarrjes në votim, përqindjen e votimit për secilën forcë dhe analizën e punës së patronazhistëve.
Këta të fundit, në bazë të aftësive teknike (një rol të veçantë këtu luan edhe mosha) monitorojnë në çdo moment votuesit duke u rakorduar me listën e atyre që konsiderohen votues në ngarkim dhe duke i raportuartë dhënat në kohë reale.



