Dy partitë kryesore janë përfshirë në një fushatë për të joshur votuesit nga diaspora. Kryeministri Rama tha se shqiptarët që jetojnë jashtë janë më të qartë për preferencën e votës, ndërsa kreu demokrat Sali Berisha akuzoi qeverinë se po vështirëson regjistrimin e tyre.
Diaspora duket se i është përgjigjur pozitivisht ftesës për tu regjistruar për të ushtruar të drejtën e tyre të votës nga atje ku jetojnë për zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë në Shqipëri sipas Berishës ritmi i pranimit nuk po ecën në të njëjtën me atë të aplikimit ndaj kërkon nga KQZ që të shtoj sa më shpejt operatorët.
Berisha theksoi se kandidatët për deputet të PD do zgjidhen nga procesi i primareve pavarësisht se për momentin ligjvënësit demokratë dhe funksionarët janë të fokusuar te fushata për regjistrimin e diasporës.



