Deputeti Myslim Murrizi tani që zgjedhjet e 25 prillit kanë mbaruar dhe se Rama fitoi mandatin e tretë, nga studio e “Të Paekspozuarit” në MCN TV tregoi se tani ai do ti kthehet jetës që ka bërë në 30 vite.
Tani do bëj atë që kam bërë 30 vjet. 5 vjet kam bërë punë, pastaj jam tall e kam vënë kile. Kënaqem kur i degjeneroj. Fitoj kënaqësinë, kur u them korani, rrjepsi, gaforrja, gafurri. Sa për Bashën unë mendoj se ai është në pushtet, Unë në pushtet e shoh Lulin. Rehat është ai, se ka kërkuar ndonjëherë me ngulm pushtetin. Kur ishte ministër kishte një hyrje kat 14, tani i ka rruajtur nja dy vila.
Ndërsa i pyetur nëse do kthehet sërish te PD, Murrizi tha se “Unë jam 29 vjet aksioner te PD, dhe nuk i kam shit aksionet mia, por mi kanë marë pa gjyq dhe mund të kthehem se janë të miat”.



