Begaj: Shqipëria mirëpret investimin e NATO-s për të shndërruar portin e Porto Romanos në një bazë të saj detare

Begaj: Shqipëria mirëpret investimin e NATO-s për të shndërruar portin e Porto Romanos në një bazë të saj detare

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Komandën Strategjike të NATO-s për Operacionet, ku pati një takim me Komandantin Suprem, Gjeneral Cavoli.

Siguria globale, siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor, roli i Shqipërisë si kontributor në paqen, sigurinë dhe orientimin euroatlantik të rajonit, si edhe fuqizimi i kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë dhe kontributi i drejtpërdrejtë në NATO ishin disa nga çështjet ku u fokusuan bisedimet Begaj-Cavoli.

Sot situata e sigurisë është përkeqësuar dhe konflikti në Lindjen e Mesme, si dhe agresioni brutal rus kundër Ukrainës kanë tendencën të përhapen edhe në rajone të tjera.

Situata në Ballkanin Perëndimor vijon të jetë e brishtë gjë që na rikujton sesa mund e përpjekje duhet që të mbrohen jo vetëm parimet demokratike, por edhe paqja e siguria e vendeve tona.

Begaj e siguroi Gjeneral Cavolin se “Shqipëria do të jetë gjithmonë aty, ku NATO ka nevojë, sikundër e ka dëshmuar me prezencën e saj në misionet dhe operacionet e NATO-s në Afganistan, KFOR (Kosovë), Letoni, Bullgari, Irak.

Nga ana tjetër, Presidenti vlerësoi në veçanti investimin që NATO bëri në Bazën Ajrore të Kuçovës, që u inaugurua vetëm 4 ditë më parë theksoi se “Shqipëria ofron dhe mirëpret angazhimin dhe investimin e NATO-s për të shndërruar portin e Porto Romanos në një bazë detare të saj.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy