
Një ditë para zgjedhjeve parlamentare në vend, dhe kur po punohet në sistemimin e qendrave të votimit nëpër KZAZ, nga KZAZ Devoll bëjnë të ditur se përgjatë dy ditëve janë larguar 10 komisionerë të LSI nga qendrat e votimeve në këtë zonë zgjedhore.
Siaps burimeve të MCN TV, merret vesh se shkak i largimit të tyre janë arsye familjare ndërsa mësohet se po punohet për zvendësimin e tyre brënda ditës së sotme.
Komisionerët kanë paraqitur pranë zyrave dorheqjen me shkresë dhe nuk përjashtohet mundësia edhe për largime të tjera.
Në bashkinë e Devollit jane 50 qendra votimi dhe rreth 33000 votues.



