Inceneratori i Tiranës, PD: Për 3 vite u paguan 45 mln euro nga paratë e shqiptarëve

Inceneratori i Tiranës, PD: Për 3 vite u paguan 45 mln euro nga paratë e shqiptarëve

Partia Demokratike i ka bërë disa pyetje publike qeverisë “Rama” sa i takon çështjes së inceneratorit të Tiranës.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Jamarbër Malltezi pohoi se pse qytetarët paguajnë prej 3 vitesh 29 euro për një ton mbetje për inceneratorin e Tiranës, kur ai nuk ishte vënë nën funksion.

Kjo është një foto e Sharrës në ditët e sotme. Bingo bën ai që gjen se ku është inceneratori! Por për inceneratorin e Tiranës janë paguar mbi 45 milione € deri më sot për t’u ndërtuar! Ku shkuan paratë? Ka mbi 3 vjet qe po paguhet nga 29 €/ton mbetje ndonëse incenerator nuk ka! Edhe sipas kontratës ne fuqi derisa te funksiononte inceneratori do duhej paguar veç 12 €/ton, jo 29! Nuk pranojme më “Ç’më duhet mua për kontratën?”

Më tej ai drejton disa pyetje të thjeshta:

1. Pse po paguajnë prej 3 vitesh qytetarët e Tiranes nga 29 euro/ton ndërkohë që ka veဧ landfill dhe duhej paguar vec 12 euro/ton derisa të funksiononte landfilli?

2. Kush genjeu sikur kompania në Hollandë kish experience ndërkohë që ajo ishte thjesht guackë?

3. Pse Edi Rama i dha 8 pike bonus një guacke të sapokrijuar?

4. Pse krijuan guacka bija, guacka nona dhe guacka gjyshe?

5. A kish shtetase ruse qe firmoste ne emër të guackës gjyshe? Kush shqiptar di te thote se ku shkuan paratë e shqiptareve? E pra shtetas të huaj përfshire shtetas ruse e dinë fare mire.

6. Kush i ndaloi autoritetet dhe drejtorite të vepronin ndaj këtyre shkeljeve?

7. Kush po i ndal edhe sot drejtoritë të ndërpresin financimet për korrupsionin gjigand të inceneratoreve?

Janë pyetje shumë të thjeshta për qytetaret por shuuuumë të vështira për drejtësine e Soros.

foto galeri

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy