Thumana e rindërtuar, Rama: Gati 278 apartamente dhe 155 banesa individuale

Thumana e rindërtuar, Rama: Gati 278 apartamente dhe 155 banesa individuale

Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me një video nga qyteza e re e Thumanës së rindërtuar pas tërmeteve të 2019-ës.

Me anë të një video të postuar në Facebook, ku shihen banesat në rresht, kryeministri Rama bën me dije se 278 apartamente në 14 pallate dhe 155 banesa individuale janë në shërbim të banorëve.

Kantieri i ri i Thumanës, Rama thotë se ka infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, dhe qendër komunitare.

Mirëmëngjesi dhe me kantierin e qytezës së re të Thumanës, ju uroj një ditë të mbarë. 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, shkolla e kopshti “Ramazan Jangozi”, dhe qendër komunitare në shërbim të banorëve.

Kujtojmë se nga tërmeti i 26 nëntorit Thumana ishte zona më e prekur prej tij, ku 24 banorë humbën jetën nën rrënoja pak pasi tërmeti i goditi në gjumë, qindra shtëpi u shkatërruan, familje të tëra mbetën të pastrehë.

Me përfundimin e banesave, objektet e reja do t’i dorëzohen Bashkisë së Krujës, e cila do të bëjë ndarjen për banorët e prekur. Tërmeti i 26 nëntorit do të mbahet mend gjatë për fuqinë shkatërruese dhe 51 viktimat që shkaktoi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy