Mbledhja e qeverisë/ Emërohet një zëvendësministër, ndryshohen prefektët e Durrësit dhe Korçës. Ikën drejtori i Bibliotekës Kombëtare

Mbledhja e qeverisë/ Emërohet një zëvendësministër, ndryshohen prefektët e Durrësit dhe Korçës. Ikën drejtori i Bibliotekës Kombëtare

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratuan emërime dhe lirime nga detyra të disa funksionarëve në institucione shtetërore, mes tyre një zëvendësministër dhe dy prefektë.

 

Erlind Sulo u emërua zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, u lirua nga kjo detyrë.

 

Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, u lirua nga kjo detyrë, ndërsa Adrian Gurra është emëruar prefekt i Qarkut të Durrësit.

 

Ndërkohë Nertil Jole, prefekt i Qarkut të Korçës, është liruar nga kjo detyrë dhe në vend të tij është emëruar Florinda Zegullaj.

 

Gjithashtu Shkëlqim Hajdari, inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm, është liruar nga kjo detyrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy