“Aktivisti”/ Denoncimi i PD: Të ndalet menjëherë aplikacioni kriminal, SPAK po shkel ligjin

“Aktivisti”/ Denoncimi i PD: Të ndalet menjëherë aplikacioni kriminal, SPAK po shkel ligjin

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi bëri ditën e sotme denoncim në SPAK, lidhur me aplikacionin “Aktivisti” të cilin e cilësoi në shkelje të ligjit dhe kodit penal.

Ai e cilësoi aplikacionin edhe në shkelje të rekomandimeve zyrtare të OSBE-ODIHR, nëpërmjet veprimeve të tyre kanë konsumuar pothuaj të gjithë kapitullin e krimeve zgjedhore në kodin penal.

Erdhëm sot këtu në SPAK për ta dorëzuar, për fat të keq SPAK-u nuk e mori në dorëzim. Kanë vendosur procedura burokratike që refuzojnë që ne t’i dorëzojmë drejtpërdrejt.

Ky kallëzim dorëzohet sot patjetër, duke filluar që nga Kryeministri, që kanë konsumuar vepra penale të rënda, siç janë ato të korrupsionit zgjedhor, apo të thyerjes së normave të kodit penal në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale.

Pothuaj, i gjithë kapitulli për krimet zgjedhore, ne do ta çojmë përpara këtë kallëzim. Kërkojmë nga SPAK që të veprojë me forcë, jo si në rastet e tjera.

Nuk tërhiqet zvarrë një çështje që ka të bëjë drejtpërdrejt me kontrollin e votës, është shumë herë më keq, ka të bëjë me kontrollin e zgjedhësve.

Një kontroll sistematik me një plan kriminal që e ka burimin nga Kryeministri dhe nga Këshilli i Ministrave, i shtrirë në të gjithë administratën, duke dhunuar hapur të drejtat e zgjedhësve në Shqipëri.

Bylykbashi kërkoi nëpërmjet veprimit të SPAK, nëse do ta gjejë vullnetin sipas tij, që të ndalen dhe të vihen përpara përgjegjësisë të gjithë individët që po dhunojnë të drejtat e  shqiptarëve, të drejtat e zgjedhësve.

Sipas tij, barra i bie SPAK që të fillojë dhe të krijojë një situatë ku ndoshta zgjedhësit të fillojnë të kenë besim te një proces zgjedhor tashmë i brutalizuar nga Partia Socialiste, pasi tha se është cenuar liria dhe sekreti i votës.

Është shumë herë më keq sesa patronazhistët përdorimi i kësaj skeme dhe këtij aplikacioni kriminal. Duhet të ndalet menjëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy