Berisha për 80-vjetorin e tij: Shqiptarët motivimi më i fuqishëm për mua

Berisha për 80-vjetorin e tij: Shqiptarët motivimi më i fuqishëm për mua

Në 80-vjetorin e lindjes së tij, kryedemokrati Sali Berisha, tha se në udhëtimin prej tetë dekadash dhe ngjitjes në majën më të bukur të jetës së tij, ndjen më shumë se çdo gjë tjetër mirënjohjen e pakufishme ndaj shqiptarëve, që gjatë gjithë këtyre viteve, me mbështetjen e treguar kanë qenë frymëzim.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme, ai u shpreh se mbështetja e qytetarëve shqiptar ka qenë motivimi i tij më i madh.

Vitet natyrshëm kanë peshën e tyre, por asgjë nuk i bën ato më të parëndësishme, më të lehta se sa motivimi i njeriut, frymëzimi i tij.

Në këtë kuadër, unë dua t’u siguroj se mbështetja juaj ka qenë frymëzimi më i madh për mua.

Ka qenë motivimi më i fuqishëm dhe në disa aspekte vetë ky udhëtim në 8 dekada, ka pasur momente kur ju me besimin dhe mbështetjen që më keni dhënë, keni rrezikuar, keni treguar veten guximtarë, keni treguar veten njerëz të parimeve dhe idealeve të vërteta njerëzore.

Keni besuar tek unë edhe në kohërat më të vështira. Keni mbështetur Sali Berishën edhe kur ajo kishte një çmim.

U ndala për të thënë këto vetëm e vetëm për të theksuar se sa mirënjohës, se sa borxhli, sa i motivuar dhe i frymëzuar ndjehet Sali Berisha sot në këtë majë të 8 dekadave udhëtim.

E bukur shumë, ua them ju. Nuk kisha ëndërruar ndonjëherë se kjo majë do të ishte aq e bukur për Sali Berishën, pavarësisht nga vështirësitë, ndërlikimet, por ne bëmë një betejë atëherë kur nuk e prisnin.

Një mik i imi francez në një libër lavdëron trimërinë e orës 2 të mëngjesit.

E pyeta mikun tim, pse e ke veçuar trimërinë e orës 2 të mëngjesit.

Sepse ora 2 e mëngjesit është ora e befasisë më të madhe dhe që ai arrin të reagojë në ora 2 të mëngjesit, ai përballon çdo befasi. Të tillë ishit ju.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy