Marrëveshja me Britaninë për emigracionin, Çuçi: Rrit sigurinë. Manja: Lehtëson kushtet për ekstradimin

Marrëveshja me Britaninë për emigracionin, Çuçi: Rrit sigurinë. Manja: Lehtëson kushtet për ekstradimin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka sqaruar sot nga foltorja e Kuvendit Marrëveshjen me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut për ripranimin e emigrantëve nga vendet e treta.  Çuçi bëri me dije se bëhet fjalë për ripranimin vetëm të emigrantëve të vendeve të treta që shkojnë në Britani, direkt nga Shqipëria.

Ne kemi patur marrëveshje bilaterale me Bitaninë dhe Irlandën e Veriut që prej vitit 2003 sa i përket riatdhesimit. Por lind nevoja e rinovimit të këtij instrumenti juridik. Kjo marrëveshje vjen edhe si propozim i qeverisë Britanike në kuadër të daljes së saj nga BE. Shqipëria dhe Britania do të forcojnë bashkëpunimin në lidhje me luftën kundër emigracionit të parregullt. Kjo marrëveshje nuk është një legjislacion për të përafruar legjislacionin Shqiptar me atë të BE, nënshkrimi i saj është në kuadër të përmbushjes së detyrimeve të Shqipërisë kundër emigracionit të parregullt.

Emigracioni i jashtëligjshëm nuk mund të adresohet si problem pa përmirësuar kushtet emigracionit të ligjshëm. Rinovimi i kësaj marrëveshje, është një instrument i rëndësishëm për të adresuar flukset migratore në një kontekst të ri. Pra bëhet fjalë vetëm për ata shtetas të vendeve të treta që nisen nga Shqipëria dhe mbërrijnë në Britani. Edhe kur Britania do të dërgojë drejt vendeve të treta, jo Shqipërisë kthime të emigrantëve dhe do përdori transit Shqipërinë, është e detyruar që këta shtetas t'i marrë mbrapsht nëse ata mund të mbesin në Shqipëri.

Ndërsa Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka ritheksuar rëndësinë që ka miratimi i marrëveshjes së emigracionit të paligjshëm me Britaninë e Madhe dhe me Irlandën e Veriut. Ai në fjalën e tij fokusin e ka vënë tek shqiptarët e dënuar në Britani dhe anasjelltas, duke theksuar se marrëveshje do të krijojë respektimin e të drejtave të tyre njëlloj si të ishin shtetas të atij vendi.

Ndër të tjera ministri është shprehur se është e rëndësishme që të miratohet kjo marrëveshje dhe në momentin që të dënuarit shqiptarë në Britani kanë bashkëpunim dhe kontribut në fushën sociale dot ë kenë mundësi që dënimin ta shlyejnë në vendin e tyre pranë të afërmve.

Marrëveshja për emigracionin e paligjshëm me Britaninë e Madhe dhe me Irlandën e Veriut është ndër më të rëndësishme që ne po miratojmë, në këtë marrëveshje Shqipëria rrit bashkëpunimin në fushën penale dhe kriminale me Britaninë. Kjo marrëveshje përmirëson kushtet dhe rregullat për transferimin e personave të dënuar dhe përshtatjen e tyre social të shtetaseve të dënuar. Kjo tregon se nëse shtetasit shqiptarë shërbejnë në të mirë të bashkëpunimit social do të mundet që të transferohen dhe dënimin ta vuajnë në Shqipëri afër njerëzve të dashur. Kjo marrëveshje rregullon aspektet procedurale që kanë qenë pezull, dhe nxit bashkëpunimin e dy shteteve për personat e dënuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy