Opozita nis sot aksionin paralelisht me kërkesën e SPAK për ish-kryeministrin Sali Berishën.
Pas tre mosparaqitjesh pranë SPAK, prokurorët kërkuan një masë më të ashpër, arrest në burg apo shtëpiak.
Lidhur me këto ndryshime, politologu Ilir Kalemaj, thotë për MCN live se nuk do të ketë asnjë vendim mase të re sot, porse sipas procedurave, pas viti të ri ekzekutohet masa e re për Berishën.
Pyetja eshtë a do vej Enekelejd Alibeaj, që të bashkojë votën pro kërkesës së SPAK për rëndimin e masës së sigurisë.
Ajo që pritet është arresti me shtëpi, sepse siç dihet Berisha nuk mund të arrestohet për shkak të moshës mbi 70 vjeç, kjo është një lloj aksioni për të mbrojtur Berishën nga ngjarja, pavarësisht se s’ka për të ndodhur ndonjë arrestim ditën e sotme apo ndonjë vendim mase sepse nga ajo që di, për nga ana procedurale, duhet të kalojnë të paktën dy javë , pra pas vitit të ri që të ekzekutohet masa e re.
Pra, është një kuadër të një simbolike politike, ndërkohë që Berisha e ka quajtur si nj aksion opozitar e jo për mbrojtjen e tij pasi ai ka thënë që është i gatshëm pro vullnetit te sovranit .



