Rrogozhina i mbetet socialistëve, bashkia e Belshit drejt rinumërimit të votave

Rrogozhina i mbetet socialistëve, bashkia e Belshit drejt rinumërimit të votave

Bashkia e Rrogozhinës i mbetet në drejtim socialistëve. Me vendim të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve KQZ rinumëroi gjatë ditës së sotme votat në bashkinë e Rrogozhinës dhe në përfundim rezultati mbeti i pandryshuar me fitues Edision Memollën e Partisë Socialiste.

Rivali i tij Shkëlqim Hoxha nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ndoqi të gjithë procesin e rinumërimit, por të prandryshuar mbetën edhe votat e kutisë së burgut, për të cilën demokratët pretendonin për manipulime.

Ndërkohë Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi gjatë ditës të pranojë kërkesën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për të rinumëruar votat në bashkinë e Belshit.

Sipas tyre, rreth 60 fletë janë konsideruar të vlefshme, ndërkohë që shënimet kanë qenë ndryshe nga ato që lejon komisioni qendror i zgjedhjeve.

Kutitë e Belshit do të rinumërohen të martën teksa kandidati i partisë socialiste, Arif Tafani arriti të fitonte me vetëm 41 vota diferencë nga kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’, Bedri Qypi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy