Planet e një “natyre krejt tjetër” të Ramës për jetën jashtë politikës

Planet e një “natyre krejt tjetër” të Ramës për jetën jashtë politikës

Jeta e Edi Ramës jashtë “kostumit të kryeministrit” ka ngjallur gjithnjë kuriozitet. Dhe lidhur me këtë ai tregoi detaje në “Arnautistan” në MCN TV.

I pyetur për planet e tij në rast se humb zgjedhjet Rama tha se ka të përgatitur gjithçka në mendjen e tij dhe se ka plane të një natyre krejt tjetër. “Është një jetë që unë e përfytyroj mes krijimtarisë, atyre gjërave të shumta që skam mundur ti bëj dhe me një rreth njerëzish që unë e zgjedh dhe nuk më zgjedh ai mua. Është e domosdoshme që unë të kthej një borxh sepse kam marrë shumë borxhe nga Linda, nga Zaho, nga Rea dhe nga Gregu dhe unë duhet të kthej ca borxhe”, tha ai.

Pjesë nga diskutimi:

Unë kam qeft të insistoj në këtë pikë, edhe pse ju nuk ju pëlqen të flisni për humbjen e mundshme. E përfytyroni ndonjëherë jetën e tretë pa politikë ose me përfshirje sporadike. Do jetë sporadike.

Rama: Jo vetëm e përfytyroj por e kam përgatitur atë pjesë në mendjen time. Unë kam shumë gjëra për të bërë ende në këtë punë por nuk diskutohet që këtë e vendos vota ose unë sepse në një moment të caktuar mund të jem dhe unë që e vendos, mund të them deri këtu ishte. Ndërkohë që në atë që unë e kam quajtur jeta e tretë kam plot plane të tjera të një natyre krejt tjetër që s’kanë të bëjnë me politikën. Kanë të bëjnë me politikën në sensin e eksperiencës që mund të jap për vajza e djem të ri që dëshirojnë të mësojnë në komunikimin publik. Është një jetë që unë e përfytyroj mes krijimtarisë, atyre gjërave të shumta që skam mundur ti bëj dhe me një rreth njerëzish që unë e zgjedh dhe nuk më zgjedh ai mua. Është një gjë krejt tjetër. Është e domosdoshme që unë të kthej një borxh sepse kam marrë shumë borxhe nga Linda, nga Zaho, nga Rea dhe nga Gregu dhe unë duhet të kthej ca borxhe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy