
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, i ftuar në emisionin e sotëm “Të Paekspozuarit” në MCN tv, teksa foli për situatën e krijuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mes kryeministrit Rama, e cilësoi fjalimin e Ramës, si një show të tepërt dhe si narcizëm të tij.
Kulluri u shpreh se Rama është narcizist dhe një autokrat që kërkon të fshijë memorien kolektive për të ndërtuar një realitet të ri.
Rama është narcizist dhe nuk e do demokracinë liberale. Në PS nuk ka debat, nuk ka llogaridhënie. Rama merr lëvdatat për çdo sukses të qeverisë, siç është turizmi dhe nuk di asgjë për inceneratorët, për koncesionet. Fare dhe ose është naiv, ose është i paaftë. Unë nuk besoj te asnjëra nga këto. Unë them si i di mirë.
Ajo që ndodhi dje në OKB nuk e ka ndryshuar rrjedhën e luftës në Ukrainë. Qëndrimi i qeverisë shqiptare kundër pushtimit të Ukrainës është i drejtë dhe i themi bravo, siç do ta bëntë çdo kryeministër shqiptar, sepse është i lidhur në interesin tonë në Ballkan dhe sigurinë.
Rama foli si një kryeministër, vend anëtar i NATO-s. Qëndrimi i qeverisë shqiptarë kundër Rusisë është i drejtë, sepse lidhet me interesin tonë në Ballkan. Por është një show i tepërt, narcizëm i pastër i Ramës.



