Koçi: Sondazhet e nxjerrin PS fituese në Tiranë. Patronazhistët s’janë spiunë, po fyhet dinjiteti i tyre

Koçi: Sondazhet e nxjerrin PS fituese në Tiranë. Patronazhistët s’janë spiunë, po fyhet dinjiteti i tyre

Deputeti socialist Petro Koçi në MCN Live u shpreh se sipas sondazheve të bëra deri tani, Paria Socialiste del fituese në zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se me rëndësi mbetet pjesëmarrja sa më e lartë e votuesve në zgjedhje sepse kjo përkthehet në fitore të merituar. Ndërsa duke ju referuar angazhimit të patronazhistëve në zgjedhje, Koci tha se ata nuk janë spiunë dhe se kushdo që mendon një gjë të tillë është duke ofenduar dinjitetin e tyre.

Sondazhet besoj se janë bërë dhe publike, ne në njësinë 6 ku unë jam përgjegjës politik e kemi situatën shumë mirë. padyshim nuk është se po sillemi në mënyrë euforike për këtë gjë, por jemi realist dhe shohim me shumë kujdes listën dhe punojmë me njerëz që mund të kenë problematika të ndryshme. Për ne kryesore është pjesëmarrja në votim dhe një nga problemet që unë shoh është se kjo ndjesia e fitores mund të bëjë që shumë njerëz të dembelosen dhe të mos dalin në votime. Për ne kryesore ëhstë pjesëmarrja në votim sepse sa më e lartë të jetë pjesëmarrja aq më e merituar është fitorja.

Shoh një angazhim total, gjithë strukturën e angazhuar, ne kemi folur, kemi bërë analiza të përbashkëta dhe gjithë sistemin e të deleguarve në çdo zonë. Pastaj vjen e gjithë struktura me kryetarët dhe pastaj është patronazhimi, ku janë njerëzit më të dedikuar që janë me një grup zgjedhësish që na informojnë dhe ne dhe janë të angazhuar me pjesëmarrjen e tyre ditën e zgjedhjeve. Patronizhistët nuk janë spiunë dhe se të gjithë ata që e mendojnë një gjë të tillë janë duke fyer dinjitetin e tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy