Incidenti me armë/ Përjashtohen dy kandidatët e primareve në Kurbin

Incidenti me armë/ Përjashtohen dy kandidatët e primareve në Kurbin

Dy kandidatët e Partisë Demokratike në primaret e Kurbinit, Edmon Shkoza dhe Alfred Dajçi janë përjashtuar nga zgjedhjet brenda partisë.

Kështu ka njoftuar Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektronike.

Kjo pasi në selinë blu në Kurbin, para pak ditësh ndodhi një incident që përfundoi në të shtëna arme.

Gjithashtu Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i kërkon kryesisë së PD-së Kurbin marrjen e masave disiplinore me shkarkim nga çdo funksion në këtë parti të shtetasit Van Rica.

KOKOE mori në analizë ngjarjet e rënda të ndodhura gjatë procesit zgjedhor për Primare në PD Dega Kurbin në datat 28 dhe 29 nëntor 2022 të cilat kanë sjellë vështirësi serioze në respektimin e procedurave të afateve të përcaktuara në vendimin e Këshillit Kombëtar nr.38 datë 1.10.2022 si dhe udhëzimeve të KOKOE.

 Pas shqyrtimit të fakteve, fotove, videove dhe dëshmive, KOKOE arrin në konkluzion që:

 -aktet e dhunës në PD janë të papranueshme e të patolerueshme

-me veprimet e tyre kandidatët në garë dhe anëtarë të kryesisë së PD kanë cënuar rëndë ecurinë e procesit zgjedhor të primareve.

 Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektronike vendosi:

 -Përjashtimin nga gara e Primareve në PD Kurbin të z.Alfred Dajçi për incidentin në ambientet e zyrës së PD Kurbin dhe z.Edmond Shkozapër incidentin e ndodur brenda dhe jashtë ambienteve të zyrës së PD Kurbin.

 -KOKOE i rekomandon Kryesisë së PD dega Kurbin marrjen e masës disiplinore me shkarkimin nga çdo funksion në PD të z. Vani Rica.

Më 28 nëntor një konflikt ka ndodhur në zyrat e PD –së Kurbin, gjatë një takimi formal për zgjedhjet për kryetar në këtë qytet.

 Konflikti fillimisht ka nisur mes nënkryetarit të PD Kastriot Marku dhe një anëtari të kësaj force politike. Anëtari i PD, Van Rica ka shtënë me armë  dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy