Në garë vetëm Berisha/ Kikia: PD do dalë më e dobët, bën sikur mban zgjedhje për kryetarin (VIDEO)

Në garë vetëm Berisha/ Kikia: PD do dalë më e dobët, bën sikur mban zgjedhje për kryetarin (VIDEO)

Nuk kisha asnjë lloj pritshmërie se do të ndodhte ndryshe, madje pyes veten, pse duhet të bëjë zhurmë kur s’ka ndërmend të bëjë zgjedhje. Ajo që po ndodh në PD, është dëshmi apo përforcimi i atij realiteti politik që sundon në mjedisin politik shqiptar sot.

 

Kështu tha analisti Mentor Kikia për “MCN Live” lidhur me zgjedhjet për kreun e selisë blu, duke folur edhe për skualifikimin e kandidatëve, çka lë vetëm në garë Sali Berishën.

 

Ai ndan bindjen se Partia Demokratike do të dalë më e dobët nga ky proces.

 

Nuk është thjesht mënyra e qeverisjes e drejtimit të një organizate, por partitë politike drejtohen mbi bazën e ca rregullave, ato që quhen norma statutore dhe kur regjistrohen, bashkë me këto rregulla depozitohen në gjykatë, në zyrën e regjistrimit të partive dhe organizatave qeveritare dhe çdo ndryshim reflektohet dhe në gjykatë. 

 

Kjo bëhet për të garantuar një qeverisje demokratike brenda një partie politike. Partitë janë kthyer në pronat e një individi dhe një klani të ngushtë të tij, nuk mbahen zgjedhje. Është i njëjti lidership, është e paimagjinueshme që në 35 vite është i njëjti lidership. 

 

E vetmja parti që bën sikur bën zgjedhje është Partia Demokratike, e cila zhvillon procese si ky që po mban tani dhe në fund besoj se nuk do dalë më e fortë, por më e dobët. 

 

Mund të bëhet një votim formal komik, do ketë një pjesëmarrje shumë të ulët dhe ajo që po bën PD, është “me sikur”. Dhe vazhdoj të bëjë pyetjen pse i duhet të bëjë këtë zhurmë kur nuk ka zgjedhje.

 

Nëse bie Berisha, bie dhe Partia Demokratike se ai nuk ka lejuar njerëz me ambicie lidershipi. Lideri rritet me betejë politike, derisa të forcohet dhe piqet politikisht dhe të ketë mbështetjen e një grupi të madh qytetarësh për të fituar zgjedhjet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy