Mandati i Xhaçkës, deputetët do i drejtohen të enjten Kuvendit/ Kume: Mazhoranca pretendon se vendimi i GJK ka krijuar vakum (VIDEO)

Mandati i Xhaçkës, deputetët do i drejtohen të enjten Kuvendit/ Kume: Mazhoranca pretendon se vendimi i GJK ka krijuar vakum (VIDEO)

Ditën e sotme është mbledhur Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Gazetari Mariglen Kume në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve me MCN Tv thotë se deputetët kanë vendosur t’i drejtohen Kuvendit me anë të një shkrese ditën e enjte  nëse do t’ia dërgojnë Gjykatës Kushtetuese vendimin që do merret apo jo.

Deputetët në Këshillin e Mandateve kanë vendosur t’i drejtohen Kuvendit ditën e enjte për të vendosur nëse do t’ia dërgojnë Gjykatës Kushtetuese vendimmarrjen, që të vendosë GjK nëse ish-ministrja Olta Xhaçka është në konflikt interesi sa i përket statusit që ka marrë bashkëshorti i saj si investitor strategjik në jug të vendit.

Në mbledhje ka pasur debate pasi deputetët e mazhorancës pretendojnë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje ka krijuar një vakuum duke thënë se GjK nuk mund të krijojë akte të reja ligjore dhe Kuvendi nuk është i detyruar të votojë nismën e 1/10 së deputetëve të Parlamentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy